​Tottenham është duke e kryesuar garën për Johnstone

Futboll

​Tottenham është duke e kryesuar garën për Johnstone

Më: 9 prill 2021 Në ora: 23:24
Sam Johnstone

Spurs raportohet se synojnë transferimin e portierit të West Brom si zëvendësim të Hugo Lloris.

Skuadra londineze Tottenham Hotspur është duke e kryesuar garën për të nënshkruar me portierin e West Brom Sam Johnstone, për të cilin të interesuara janë edhe West Ham dhe Leeds United, raporton “ESPN”.

Spurs thuhet se nuk janë të kënaqur me formën e Hugo Lloris këtë sezon, dhe raportohet se janë në kërkim të një portieri me përvojë në Premier Ligë, që të ketë konkurrencë për numrin një në portë.

Johnstone ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon, pavarësisht që West Brom është duke luftuar për të mbetur në Premier Ligë, dhe me vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale, skuadra e tij mund ta shes atë këtë verë për të fituar të ardhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat