PSG po monitoron situatën e Hazard, do të tentojë transferimin e belgut në verë

Futboll

PSG po monitoron situatën e Hazard, do të tentojë transferimin e belgut në verë

Më: 10 prill 2021 Në ora: 08:51
Eden Hazard

Eden Hazard mund të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi belg është bashkuar në vitin 2019 me Real Madridin, por që në asnjë moment nuk ka arritur të ambientohet në futbollin spanjoll.

Anësori ka vuajtur nga lëndime të shpeshta dhe te mbretërit spanjoll janë lodhur duke pritur rikthimin e tij në fushë dhe njëkohësisht shkëlqimin.

Gjithsesi mediat spanjolle dhe ato franceze kanë raportuar se Hazard mund të largohet në verë nga Reali për t’iu bashkuar gjigantit francez Paris Saint Germain.

30-vjeçari është kërkuar edhe më parë nga parisienët, por duket se kjo verë do të jetë kyçe për transferimin e tij në Parc de Princes.

Kampioni në fuqi i Francës po e monitoron situatën e Hazardit në Madrid dhe pritet të bëj një ofertë zyrtare në verë.

Besohet se transferimi i Hazardit do t’i kushtojë klubit francez rreth 50 milionë euro.

Në rast të transferimit të Hazard në PSG, për belgun do të ishte rikthim në Ligue 1 pasi më parë ka luajtur për Lille. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat