Parma-Milan dhe Liverpool-Aston Villa, sfidat më intriguese!

Futboll

Parma-Milan dhe Liverpool-Aston Villa, sfidat më intriguese!

Më: 10 prill 2021 Në ora: 11:05
Parma-Milan dhe Liverpool-Aston Villa, sfidat më intriguese!

E shtuna e futbollit europian në Supersport nuk do të jetë vetëm Real Madrid-Barcelona. El Clasico është vetëm qershia mbi tortë e një dite të pasur me sfida dhe emocione nga kampionatet më të rëndësishme.

Në orën 18:00 në stadiumin Tardini, Milani do të sfidojë Parmën në një ndeshje delikate të  cilën duhet ta fitojë medoemos për të mos rrezikuar pozitat në zonën Champions pasi në rast të një tjetër rezultati jo të mirë rivalët mund të afrohen ndjeshëm, ndërkohë që për titull as që mund të flitet pasi 11 pikë diferencë me Interin në 9 javë të mbetura javë vërtet shumë.

Java e 30-të e Serie A do të nisë me duelin Spezia-Crotone të orës 15:00, ndërkohë që në mbrëmje luhet një përballje e drejtpërdrejtë për mbijetesën mes Udineses dhe Torinos.

Në Premier League është dita e Liverpoolit që do të kërkojë të hakmerret ndaj Aston Villas për atë humbje 7-2 të fazës së parë, ndërkohë që një sukses në Anfield mund ta ngjisë skuadrën e Klopp në zonën Champions

. Në Bundesliga nëpërmjet kanalit Eurosport 2 do të keni mundësi të ndiqni sfidat Bayern Munich-Union Berlin dhe Shtuttgart-Borussia Dortmund. Në Francë, Parisit të Pochettinos nuk i lejohen më hapat falsë nëse synon titullin. Sot në orën 17:00 parizienët do të luajnë në transfertë ndaj Strasbourg edhe pse vëmendjen e kanë te sfida e kthimit në Champions League ndaj Bayern Munich.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat