Shorti i Kupës Libertadores plotëson dëshirën e Sadikut

Futboll

Shorti i Kupës Libertadores plotëson dëshirën e Sadikut

Më: 10 prill 2021 Në ora: 11:51
Shorti i Kupës Libertadores plotëson dëshirën e Sadikut

Zgjedhja e Armando Sadikut për të shkuar në Bolivi, kishte një arsye të qartë sportive përtej asaj ekonomike. Sulmuesi dëshironte të provonte një turne të rrallë për europianët, Kupën Libertadores, ku ndeshen disa nga skuadrat më në emër të historisë së futbollit në Amerikën e Jugut.

Edhe pse nuk ka luajtur ende ashtu sa dëshironte e nuk ka gjetur golin në ndeshjet zyrtare, Sadiku është shumë pranë realizimit të ëndrrës për të luajtur ndaj ekipeve të tilla. Bolivar fitoi dje ndeshjen e parë play-off ndaj kolumbianëve të Zhunior me shifrat 2-1 dhe do të përpiqet të ruajë këtë rezultat në duelin e kthimit.

“Shpërblimi” është kalimi në grupet e Kupës Libertadores, ku shorti e ka vënë përballë skuadrave më të njihu në panoramën e futbollit botëror.

Në shortin e hedhur sot nga CONMEBOL, fituesja e çiftit Bolivar-Zhunior, është caktuar në grupin D të turneut, ku bën pjesë edhe ekipi i njohur argjentinas, River Plejt. Një mundësi e shkëlqyer për Sadikun që të përballet me disa nga emrat më të ndihur të futbollit botëror, e për të luajtur në stadiumin legjendar “Monumental”.

Por udhëtimi drejt Argjentinës nuk është i vetmi për të cilin Sadiku dhe shokët e tij do të luajnë, pasi një tjetër skuadër me emër në grup është edhe Fluminense e Brazilit, një ekip që ka prodhuar ndër vite disa emra të njohur dhe tashmë për shembull ka në radhët e tij si kapiten sulmuesin Fred, i cili ka bërë emër edhe me “seleçaon”. Kurse skuadra tjetër që plotëson grupin është Indipendente Santa Fe nga Kolumbia, me më pak histori se të mëparshmet, por gjithsesi një emër i njohur në kontinent.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat