Mourinho thumbon Solskjaerin

Futboll

Mourinho thumbon Solskjaerin

Më: 10 prill 2021 Në ora: 12:13
Mourinho thumbon Solskjaerin

Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho thotë se legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson nuk do të ishte dakord me qëndrimin e Ole Gunnar Solskjaer ndaj trofeve.

United nuk ka ngritur një trofe që nga koha e drejtimit të Mourinhos, kur Djajtë e Kuq fituan Ligën e Evropës dhe Kupën e Ligës dhe suksesi i tyre i fundit në Ligën Premier ishte në vitin 2013, atëherë kur Fergison po e drejtonte skuadrën.

Trajneri i tanishëm i Unitedit,  Solskjaer minimizoi rëndësinë e mos fitimit të trofeve të skuadrës së tij në këto vite, duke thënë se suksesi në garat e kupave janë më shumë një ego nga strategët e tjerë.

Por, Mourinho ka një mendim tjetër dhe beson se trajneri më i mirë i United ndonjëherë do të merrte anën e tij në debat.

“Është mendimi i tij. Jam shumë i sigurt se shefi i tij i madh Sir Alex kishte një mendim tjetër për këtë. Por, unë respektoj atë që mendon Solskjaer. Unë mendoj ndryshe”, ka thënë Mourinho kur u pyet për komentet e Solskjaer.

“Liria e të menduarit, liria e ideve, dhe nëse kjo është ajo që ai mendon se është mirë nga unë. Nuk është problem për mua, ai nuk po tregon mosrespekt ndaj askujt”.

“Por, e përsëris unë besoj se shefi i tij i madh, dhe më i madhi në historinë e Ligës Premier, ka një pamje të ndryshme në lidhje me këtë”, ka shtuar më tej Mourinho.

Pas fitimit të tre titujve në Skoci dhe katër kupave skoceze me Aberdeen, Ferguson mori drejtimin e Unitedit në vitin 1986 dhe fitoi një mori trofesh në 27 vitet e tij në krye të skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat