Përfundoi në spital prej Covid-19, profesori italian tregon...

Futboll

Përfundoi në spital prej Covid-19, profesori italian tregon...

Më: 10 prill 2021 Në ora: 12:26
Përfundoi në spital prej Covid-19, profesori italian tregon...

Daniele De Rossi po rikuperon mjaft mirë. Ky është një lajm që e bën të buzëqeshë gjithë botën e futbollit, veçanërisht pas një frike që u përhap dje me shtrimin në spital të ish-mesfushorit të Romës dhe ndihmësit aktual të Roberto Mancini në kombëtaren italiane.

Për të bërë një azhurnim mbi kushtet shëndetësore të De Rossi, i infektuar me Covid-19, ka menduar profesori Francesco Vaia, Drejtori Shëndetësor i “Spallanzani” në Romë, i intervistuar nga “Kiss Kiss Napoli”: “Ish-lojtari i Romës u shtrua në spital për shkak të pneumonisë. Kushtet e tij aktualisht janë të mira, ne si mjekë jemi optimistë”.

De Rossi rezultoi me koronavirus, ashtu si disa anëtarë të tjerë të stafit të Roberto Mancini. Më vonë u konfirmuar të infektuar edhe futbollistët axurr, si Bernardeschi, Bonucci, Cragno, Florenzi, Grifo, Pessina, Sirigu dhe Verratti.

Pra, një shpërthim i vërtetë i Covid-19 në kombëtaren e Italisë, që më pas u përhap në klubet respektive. Dje pati frikë për De Rossi, që përfundoi në spital, por sot i ka qetësuar të gjithë profesor Vaia. Futbolli italian dhe Roma marrin frymë të lehtësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat