Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, përcaktohet orari

Futboll

Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, përcaktohet orari

Më: 10 prill 2021 Në ora: 12:33
Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, përcaktohet orari

Pasi të mbyllet kjo javë kampionati, vëmendja do të shkojë edhe te ndeshjet e Kupës së Shqipërisë të vendosura të luhen më datë 14 prill.

Shorti ka përcaktuar sfidat mes Vllaznisë dhe Laçit, e Teutës me Skënderbeun.

Ndërkohë, është përcaktuar edhe orari i këtyre ndeshjeve teksa ato do të zhvillohen të dyja në orën 16:00.

Kujtojnë, që po ashtu si në turet e mëparshme, sërish edhe këtë fazë ndeshjet do të jenë me vetëm një takim dhe jo me sistemin vajtje-ardhje, për të shmangur në këtë formë ngjeshjen e kalendarit.

14 prill, Kupa e Shqipërisë:

16:00 Teuta-Skënderbeu

16:00 Vllaznia-Laçi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat