Mund të rikthehen së bashku në formacion

Futboll

Mund të rikthehen së bashku në formacion

Më: 10 prill 2021 Në ora: 13:02
Mund të rikthehen së bashku në formacion

Të dielën ndaj Genoa, ata mund të rikthehen së bashku në formacion, për herë të parë në tre muaj. Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala kanë qenë sulmi titullar i Juves vetëm 6 herë në 42 ndeshje të sezonit, duke përfshirë edhe sfidën e parë në “Marassi”.

Një duet që mbeti pjesërisht i papërfunduar për shkak të një alkimie të panatyrshme, por me klasin për të tronditur ëndrrat më të gjalla kontinentale. Ata janë shpresa më e mirë e Andrea Pirlos për fazën finale të sezonit, një armë që në sprintin e kapjes së zonës Champions në 9 javët e mbetura të kampionatit duhet përdorur shumë. Portugezi dhe argjentinasi bashkohen edhe si rivalë të një qëllimi: kush rrumbullakos i pari 100 gola për Juventusin.

Cristiano Ronaldo arriti kuotën e 97 golave ndaj Napolit, në 125 ndeshje me fanellën bardhezi. Paulo Dybala shënoi golin e 99-të në 244 paraqitje për “Zonjën e Vjetër”, të mërkurën.

Lojtarë të ndryshëm, me shpejtësi të ndryshme për të arritur deri këtu; por që tani synojnë të bëhen “një shekull”. CR7 ka shënuar 10 gola në 10 ndeshjet e fundit në Serie A, është golashënuesi më i mirë në kampionat me 25 gola në 26 paraqitje, 32 gola në 36 paraqitje në të gjitha garat. Ai sapo ka kaluar Romario me 773 gola në karrierë (sipas çdo epoke, ka para vetëm Bican me 805 gola), por në garën për 100 gola me Juven.

Portugezi e di tashmë se një tjetër argjentinas ishte më i shpejtë se ai te bardhezinjtë, Omar Sivori; i cili e kishte arritur numrin e 100 golave gjatë 124 ndeshjeve. “Joya” po bën një garë tjetër, sepse ka humbur shumë ndeshje prej dëmtimit.

 Shifra e trefishtë (100 gola) është një nivel i arritur vetëm nga 13 lojtarë në historinë e “Zonjës së Vjetër”. I fundit që hyri në këtë “sallon” ishte David Trezeguet. Francezi mban vendin e katërt, me 100 gola për 171 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat