Zidane është kampion edhe në sjellje: Messi le të qëndrojë te Barcelona

Futboll

Zidane është kampion edhe në sjellje: Messi le të qëndrojë te Barcelona

Më: 10 prill 2021 Në ora: 13:22
Zidane është kampion edhe në sjellje: Messi le të qëndrojë te Barcelona

Vitin e kaluar, Lionel Messi deklaroi se i kishtë kërkuar skuadrës së tij se në fund të sezonit do të largohej nga Barcelona.

Megjithatë argjentinasi u detyrua të respektonte kontratën, për shkak se drejtuesit nuk pranuan që të shkonte diku tjetër. Pas largimit të Bartomeut si president i Barcelonës, duket se Lionel Mesi ka gjetur dashurinë për klubin e tij, e cila është reflektuar në performanca mjaft të mira për katalanasit.

Ditën e sotme, Barcelona do të përballet me Realin e Madridit, e cila përveç magjisë që jep për shkak të historisë së të dy skuadrave është dhe sfidë direkte për vendin e parë në kampionat. Në prononcimin për mediat, trajneri i Realit, Zinedine Zidanë u shpreh se do të dëshironte që kjo të mos ishte ndeshja e fundit e Mesit në El Clasico dhe ai të mos largohej nga Barcelona.

“Ne e dimë se çfarë lojtar është Messi. Ai mund të mos jetë duke shënuar gola, por ne e dimë se çfarë lojtari është ai. Le të qëndrojë, le të qëndrojë te Barcelona.

Ai është mirë aty. Është mirë për La Ligan nëse ai qëndron. Ne do të luajmë kundër Barcelonës . Është e vërtetë që ne e dimë se çfarë lojtari është Messi, por ata janë të gjithë shumë të mirë. Ne do të përpiqemi të ndalojmë pikat e tyre të forta, sepse ka shumë”- deklaroi Zinedine Zidane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat