Real Madrid heq dorë nga dyshja e ëndrrave

Futboll

Real Madrid heq dorë nga dyshja e ëndrrave

Më: 10 prill 2021 Në ora: 13:53
Real Madrid heq dorë nga dyshja e ëndrrave

Real Madrid i ka idetë e qarta për këtë merkato vere. Profili që josh më shumë dhe që e ndjekin prej kohësh është i Kylian Mbappe, me francezin që është gjithnjë e më larg rinovimit të kontratës me PSG. Sipas “AS”:

Perez dëshiron të transferoj në Madrid një yll të futbollit botëror, i aftë të sjell të ardhura nga fushatat publicitare, marketingu etj. Mbappe përfaqëson më së mirë këtë ide të presidentit, kampion bote në fuqi, një talent i pastër dhe një nga të paktit në qarkullim që mund të zëvendësojë dyshen Ronaldo-Messi.

Një objektiv tjetër po aq i rëndësishëm është edhe Erling Haaland, në dalje gjatë merkatos së verës.

Perez është takuar edhe me përfaqësuesit e tij por për momentin, Mbappe mbetet preferencë e parë. Gjithnjë sipas “AS”, përjashtohet mundësia që të dy të transferohen brenda kësaj vere në Madrid, një operacion i tillë është shumë i kushtueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat