Shpërthen Arbnor Morina: A po kënaqet dikush që ‘klubin e katunarëve’ po mundohen me e qit në fund të pusit

Futboll

Shpërthen Arbnor Morina: A po kënaqet dikush që ‘klubin e katunarëve’ po mundohen me e qit në fund të pusit

Nga: Kemajl Goca Më: 10 prill 2021 Në ora: 15:01
Arbnor Morina

Klubi i futbollit Arbëria nga Dobraja e Madhe, fshat nga komuna e Lipjanit, dje ka reaguar ashpër për padrejtësitë që po i bëhen në Superligën e Kosovës.

Klub që ka bërë histori dhe vjen prej një fshatit të vogël, me ambicie me qenë stabil, që ka treguar lojëra të mira deri me tash. 
Pa investime milionënshe si disa klube tjera, pa stadium të vetin por veç me premtime boshe që ka me u bë stadiumin, janë treguar burrëror, pa u ankuar asnjëherë, por të dëmtuar në disa ndeshje. 

Këta djem po luajnë me vullnet dhe dëshirë, a thua kujt po i pengojnë rezultatet e tyre?  

Image

Ata po tregojnë lojëra të mira dhe kjo është thënë disa herë edhe nga analistët dhe trajnerët e futbollit në studiot televizive. 

Arbëria aktualisht është në pozitën e nëntë me 27 pikë pas 28 jave.

Arbnor Morina, kryetrajner i Arbërisë, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, se dikujt po i pengojnë dhe po dëmtohet klubit, të paktën për 8-10 pikë deri me tash, që sigurisht se do të ishin më lart në renditjen e tabelës.   

“Djemtë janë perfekt, kanë punuar dhe janë sjellë perfekt, kanë bërë lojëra të mira, mirëpo gjërat përreth janë siç kanë dashur të tjerët dhe kanë deklaruar të tjerët nëpër koluare, me të cilat gjërat nuk jam marr kurrë, e gjërat të cilat janë folur edhe nëpër studio të ndryshme televizive. 

A po kënaqet dikush që ‘klubi e katunarëve po mundohen me e qit në fund të pusit’. 

Edhe po pyes: A thua këta tjerët kur mu kanë bërë qytetarë, që po e kanë aq zili një klub të katundit”, pyet Morina.

Më tej tha e prej ditës së parë është dëmtuar klubi dhe tregon edhe disa gjëra që ndodhin nga ana e gjyqtarëve.  

Image

“Prej ditës së parë, futbollistët e Arbërisë nuk kanë qenë të barabartë me të tjerët, sepse janë dëmtuar në mënyrën drastike jo vetën me penallti qysh nga pjesa e parë e kampionatit e në vazhdimësi, edhe në pjesën e dytë dhe të tretë, ku edhe referët janë dënuar dhe referët për ato gabimet e tyre u dënuan me 4-5 lojë (dënim qesharak, sepse nga Superliga janë deleguar në ligën e parë).

Lojtarët e Arbërisë janë dënuar edhe me kartona edhe atëherë kur i kanë thënë referit: Mirëdita!

Ndërsa kundërshtarët tanë edhe kur e kanë pyet referin për ‘renditjen familjare, për nënë e babë’, janë dënuar me një vërejtje me gjysmë goje”, tregon Morina. 

Kryetrajneri i Arbërisë shprehet se kurrë nuk janë ankuar në këtë dëmtime që po i shkaktohen: “Nuk kemi reaguar asnjëherë sepse kemi besuar që me punë, angazhim e djersë, do të ecët përpara,  por na u vërtetuar shumë herë në këtë kampionat që ajo që është folur nëpër studiot e ndryshme televizive, se klubi nga katundi do të bie nga kategoria sepse nuk ka aleanca me klubet tjera, po vërtetohet dalëngadalë. 

Për të gjitha këto gjëra për të cilat nuk kemi reaguar, edhe pse kemi pasur dyshime tona e kemi dëgjuar se do të ndodhë kjo apo ajo, lojtarët tanë i ka shtyrë me punuar edhe me tepër. 

Mirëpo, në kurrizin e tyre dhe me djersën e tyre po luajnë të tjerët. 

Asnjëherë nuk jemi justifikuar që nuk kemi fushë tonën, por kemi qenë mikpritës me plot kuptimin e fjalës, për çdo klub  janë pritur dhe përcjellë në mënyrë më të mirë, ashtu do të jetë edhe në të ardhmen, sepse Arbëria së bashku me presidentin e vet dhe kryesinë e klubit, pa marr parasysh se çka do të ngajë në fund, do të jetoj më gjatë se sa të gjithë akterët tjerë të futbollit që luhet sot. 

Dhe nuk do të jetë klub episodik nga një katund, por klub serioz, me vizion të qartë për të ardhmen, me siguri, do të mësohet të mbrohet nga të pandershmit, të cilët luajnë me djersën, punën dhe investimeve të njerëzve në klub”.
Morina tregon se edhe i kanë shtyrë me qarë lojtarët.  

“A thua, mundet dikush me iu shpjeguar futbollistëve pse i ka shti me qarë, fundi i fundit atje prej kah vijë unë burri qanë veç prej ndonjë zullumit të madh, unë sa e dij në futbollin tonë, nuk kam dëgjuar që ka ndonjë njeri as prej Parisit, as Londrës, e as prej Romës dhe Gjenevës. 

Sa e dij, jemi të gjithë nga ndonjë katund të ardhur në qytet, tash komplekset po doni mi shëruar duke i hipur në qafë një klubi i cili ka bërë histori dhe është vetëm nga një katund. 

A thua, prej këtyre njerëzve, mundet me ia kompensuar shqetësimin shpirtëror të cilën ia bëjnë futbollistëve dhe të tjerëve, luajnë me fatin e tyre e të familjeve të tyre, luajnë me investimin e njeriut të cilën e mban gjallë këtë klub, dhe pa pikë turpi për këto momentet e dëmtimit, e kanë një fjali klishe: Nuk u binda! 

A po ndoshta munden me na treguar edhe për teknologjinë, në momentet e caktuar,  kryesori nuk e dëgjon gjyqtarin e katërt se nuk po bën kufja, pas pesë sekondave kur duhet me dhënë karton, e dëgjon edhe atë me dy veshë”, nënvizon ai.
Ish futbollistit i gjeneratës së artë të Prishtinës dhe i gjeneratës së sakrificës, është i zhgënjyer. 

“Nuk dënohet ekipi vetëm me penallti, ekipi dënohet edhe me kartona, ekipi edhe me luftë psikologjike. Ka ndodhur, për mi ndërruar getet, se nuk lënë me luajt dhe e çojnë dikë në zhveshtore dhe i kthehet prapë me getet e njëjta. 

Shumë gjatë jam në futboll dhe kam drejt me fol sepse bagazhi im nga viti 1983 dhe nga 1991 ma jep një të drejtë të tillë dhe të them se rregullat e lojës që po lexohen në gjuhën shqipe kanë shumë gabime në përkthim. 

Merreni lexoni rregullin në gjuhë të huaja nëse i dini, edhe mos iu hakmerreni askujt nga frika e dikujt tjetër.

Fundi i fundit maskat kanë ra, edhe për fat keq të futbollit ajo çka është folur nëpër koluare për klubin tonë të katundit po realizohet. 

Por të gjithë na mundem mos me qenë në klub, por ky klub ka me pasur respekt madhor dhe do të jetoj me gjatë se të gjithë akterët e futbollit. 

Mbi të gjitha unë si sportist, e marr përgjegjësinë, duke e parë situatën siç është, e ka pa të arsyeshëm presidenti i klubi që unë me vazhduar punën dhe i ka pa gjërat që po ecin ndryshe”, përfundoi Morina.  

Duhet theksuar se Arbëria është dëmtuar në disa ndeshje, si me Ballkanin, nuk i referohet  penallti por referohet për palën tjetër dhe dënohet referi. 

Me Prishtinën nuk referohet penallti në minutën e 90+2, me Llapin nga gjuajtja e lirë 6 futbollistë në ofsajd  dhe goli pranohet në stadiumin e Flamurtarit. 

Me Trepçën ’89, te rezultati 1:1 në ‘Riza Lushta’ nuk u referua penallti dhe disa lëshime që e kanë dëmtuar klubin, të paktën për 8-10 pikë, kështu janë ankuar edhe drejtuesit e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat