Klopp zbulon arsyen e gjashtë humbjeve radhazi të Liverpoolit

Futboll

Klopp zbulon arsyen e gjashtë humbjeve radhazi të Liverpoolit

Më: 10 prill 2021 Në ora: 15:09
Klopp zbulon arsyen e gjashtë humbjeve radhazi të Liverpoolit

Liverpooli po kalon në një formë jo të mirë këtë sezon, sidomos në ndeshjet si vendas. 

Jurgen Klopp e ka cilësuar mungesën e tifozëve si faktorin kryesor për formën e dobët të ekipit të tij në ‘Anfield’.

Stadiumi ikonik ka qenë ‘ferr’ për ekipet kundërshtare gjatë viteve të fundit, ku prej vitit 2017, kampioni i anglisë ka pasur ecuri fantastike me plot 68 ndeshje pa humbje.

Kësaj ecurie i erdhi fundi në janar, ku Liverpooli u mposht nga Burnely, dhe më pas i humbi edhe pesë ndeshje të njëpasnjëshme nga Brighton, City, Everton, Chelsea dhe Fulham.

“Një nga arsyet kryesore për humbjet është sepse nuk ka shikues, nuk ka dyshim për këtë”, tha Klopp, për Sky Sport, përpara vizitës në Aston Villa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat