Josa pas fitores: Nëse Kastrioti do të kishte shënuar…

Futboll

Josa pas fitores: Nëse Kastrioti do të kishte shënuar…

Më: 10 prill 2021 Në ora: 15:21
Josa pas fitores: Nëse Kastrioti do të kishte shënuar…

Pas fitores bindëse ndaj Kastriotit me rezultatin 0-3 në stadiumin e qytetit të Kamzës, në mikrofonat e “SuperSport” u shfaq trajneri i Kukësit, Mirel Josa i cili analizoi këtë takim:

“Është një fitore qetësie, është një fitore bindëse për ne. Ndeshja do të merrte një rrjedhë tjetër nëse do të kishte shënuar Kastrioti.

Goli që shënuam ne na krijoi besim. Kemi bërë momente loje të mira. Kemi luajtur dhe shumë dobët. Kam parasysh ndeshjen me Skënderbeun që ishim duke kryer lojë fituese, sot ishim më efikas. Mua më intereson vazhdimësia, sepse kemi fituar edhe ndeshje të tjera, por kemi humbur ndeshjet pasardhëse.

Janë ndeshje të forta të gjitha, i kemi kaluar këto ndeshje edhe një fazë me stolin e Kukësit, këtë e them edhe nga kompaktësia e futbollistëve. Unë nuk mund të them që lojtarët nuk kanë qenë të impenjuar, mungonte pak besimi, unë e thash edhe më parë që nëse skuadra kundërshtare do të merrte rrjedhë tjetër ndeshja. Siç priti rastin Tafa, edhe ne patëm rast me Ibraimin me Ibraimin i cili nuk realizoi.

Pas golit ne u qetësuam dhe qarkulluam topin. Janë disa probleme që janë probleme të klubit, ne si staf duhet të jemi të përgjegjshëm se çfarë duhet të bëjë skuadra, ndërsa klubi është punë tjetër, duhet mbajtur zinxhiri se po u këput nuk bëhet m[ë pastaj. Mua më intereson se çfarë porblemesh ka skuadra ime. Lojtarët e mi e kanë vërtetuar gjatë gjithë javës se dëshironin maksimumin".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat