Shqiptari me Leeds Utd befasojnë Manchester Cityn 

Futboll

Shqiptari me Leeds Utd befasojnë Manchester Cityn 

Nga: K.Goca Më: 10 prill 2021 Në ora: 15:28
Shqiptari me Leeds Utd befasojnë Manchester Cityn 

Leeds edhe pse me një lojtar me pak nga minuta e 45+1, kur Cooper u përjashtua me karton të kuq, bëri befasi duke importuar tre pikë nga stadiumi "Etihad". 

Leeds Utd shënoi fitore me rezultat 2:1 ndaj Manchester City, duke shkaktuar senzacion. 

Shqiptari Ezgjan Alioski u paraqit standard, dha maksimumin. 

Ai u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 66-të. 

Futbollisti Dallas (42' e 90+1’) shënoi për Leeds Utd dhe Torres (76') për Cityn. 

Pas javës së 31-të, Manchester City kryeson me 74 pikë dhe Leeds është në pozitën e 9-të me 45 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat