Ballkani pa telashe e mposhti Besën

Futboll

Ballkani pa telashe e mposhti Besën

Nga: Kemajl Goca Më: 10 prill 2021 Në ora: 16:48
Ballkani pa telashe e mposhti Besën

Ballkani nga Theranda arkëton tre pikë në luftë për titullin e kampionit, duke e mposhtur me rezultat 4:1 Besën nga Peja. Pejanët orvaten maksimalisht por assesi të befasojnë.

Në minutën e 5-të, Meriton Korenica përfiton nga një gabim katastrofal në mbrojtje të Gentrit Salihut dhe shënoi, 1:0.

Në minutën e 24-të, mysafirët barazojnë shifrat përmes Qorrit, duke shënuar nga rreth 30 metra, 1:1.

Në pjesën e dytë, Ballkani diktoi ritmin e lojës dhe shënoi edhe tri herë përmes futbollistëve Nazmi Gripshi (56’), Meriton Korenica (69’) dhe Arbër Prekazi (80’).

Ballkani merr kryesimin me 58 pikë, por ka një ndeshje me shumë se Drita, që ka po aq pikë në pozitën e dytë dhe Besa është në fund me 10 sosh pas 28 jave në elitën e futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat