De Rossi: U frikësova, por tani jam mirë

Futboll

De Rossi: U frikësova, por tani jam mirë

Më: 10 prill 2021 Në ora: 17:04
De Rossi: U frikësova, por tani jam mirë

Daniele De Rossi dje u shtrua në spital pasi iu përkeqësua gjendja për shkak të infektimit me koronavirus.

Por, mbrëmë u raportua se gjendja e tij është stabile.

Ndërsa sot ishte vet De Rossi që ka treguar për gjendjen e tij.

“Unë erdha në spital sepse kisha simptoma, të cilat nuk u zhdukën. Nuk jam në fazën ekstreme, por nuk është një covid që trajtohet në shtëpi.

Në shtëpi nuk isha mirë, gati sa nuk më ra të fikët. Prandaj erdha në spital dhe pamë se kisha virusin. U frikësova paksa”, ka thënë De Rossi.

Infektimi i tij me koronavirus erdhi gjatë kohës së grumbullimit te Kombëtarja Italiane. De Rossi aktualisht është pjesë e stafit teknik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat