Pa dy titullarë

Futboll

Pa dy titullarë

Më: 10 prill 2021 Në ora: 17:38
Pa dy titullarë

Bylisi është duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për transfertën me të kuqtë ndërsa atmosfera është optimistë. Si në çdo prag-ndeshje është teajneri Veljko Dovedan që ka folur per situatën në skuadër por edhe barazimin me krutanët.

Ndërsa fillimisht është ndalur dhe analizon sfidën me të kuqtë në “Air Albania”, ku duhet të theksojmë se skuadra mallakastriote sidomos nën drejtimin e Dovedan nuk ka asnjë humbje me të kuqtë në shtëpinë e tyre.

Në prononcimin e dhënë para ndeshjes, trajneri Veljko Dovedan ka pohuar: “Ndeshje e vështirë dhe e rëndësishme pasi luajmë me Partizanin që ka synime madhore dhe për më tepër që ka një ekip cilësor, ndërsa duantëbtheksoj se ata kanë nevojë për pikë. Por edhe ne për vetë pozitat që ne kemi duhet që të luajmë fort, të bëjmë më të mirën dhe të synojmë më të mirën tonë për të mos dal me disfatë.

Unë kam shumë besim se do t’ia dalim sepse është një fushë ku luhet futboll. Barazimin me krutanët e kemi hedhur pas, duhet të shohim vetëm përpara”,- tha trajneri i Bylisit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat