“Corriere dello Sport”: Juventusi është e detyruar të sakrifikojë shumë yje

Futboll

“Corriere dello Sport”: Juventusi është e detyruar të sakrifikojë shumë yje

Më: 10 prill 2021 Në ora: 17:51
“Corriere dello Sport”: Juventusi është e detyruar të sakrifikojë shumë yje

Pandemia i ka prekur shumë financiarisht klubet e futbollit, ku humbjet janë në shifra kolosale pasi të gjitha aktivitet sportive u ndaluan për një kohë të gjatë.

Një ndër këto klube është dhe Juventusi, e cila siç raportojnë mediat italiane e ka mbyllur 6 mujorshin e parë të vitit 2021 me plot 113 milion euro humbje. Sipas rregullave të UEFA-s tani ekipit bardhezi i duhet të rikuperojë 100 milion euro deri në 30 qershor në mënyrë që të rregullojë bilancin e klubit.

“Corriere dello Sport” shkruan se tashmë Juventusi është e detyruar të sakrifikojë shumë yje të ekipit ku nuk përjashtohet dalja në merkato dhe e prurjeve të reja si Uiston Mekeni. Dhe pse u ble përfundimisht nga Shalke, Mekeni me shumë mundësi do të nxirret në merkato nga drejtuesit bardhezi.

Aleks Sandro, Daglas Kosta, De Shiljo, Dibala, Demiral, Rabiot, Bernardeski të gjithë do të jenë në merkato. Vetëm dy lojtarë cilësohen si të paprekshëm, mbrojtësi De Ligt dhe sulmuesi i ri Dejan Kulusevski. Një revolucion i madh ky në skuadrën juventine, e cila këtë vit ka pasur shumë luhatje në lojë ashtu dhe në objektivat e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat