Nuk zhgënjen Teuta

Futboll

Nuk zhgënjen Teuta

Më: 10 prill 2021 Në ora: 17:54
Nuk zhgënjen Teuta

Teuta nuk ka zhgënjyer, teksa ka mposhtur Apoloninë me rezultatin 2-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Kategorinë Superiore.

Një fitore shumë e rëndësishme kjo për durrsakët që mbeten në vendin e parë në renditje, por këtë herë janë të vetëm me 49 pikë, pasi Vllaznia dhe Laçi barazuan mes tyre.

Ndaj Apolonisë, skuadra e Martinit dominoi gjatë gjithë kohës, duke mos e vendosur në rrezik për asnjë moment fitoren.

Ishte Lorenco Vila që zhbllokoi sfidën në minutën e 20’, teksa Dejvi Bregu vulosi gjithçka në minutën e 55’.

Një fitore pa shumë vuajtje kjo e sotmja për Teutën, që tashmë do të luajë në shtëpi në mesjavë me Skënderbeun, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës.

Apolonia-Teuta 0:2

L. Vila 20′, Bregu 55′.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat