Liverpooli fiton në çastet e fundit, Xherdan Shaqiri i solli fat

Futboll

Liverpooli fiton në çastet e fundit, Xherdan Shaqiri i solli fat

Nga: Kemajl Goca Më: 10 prill 2021 Në ora: 18:00
Liverpooli fiton në çastet e fundit, Xherdan Shaqiri i solli fat

Aston Villa u tregua 'kockë e fortë' për kampionin në fuqi, Liverpooli, por nuk arriti të marrë pikë. 

Mysafirët ishin afër pikës në stadiumin 'Anfield', por pësuan humbje në çastet e fundit me rezultat 2:1 nga Liverpooli. 

Dy minuta pa përfunduar pjesa e parë, futbollisti Watkins shënon për Aston Villlën. 

Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 57-të, Salah shënoi dhe barazon shifrat.

Në minutën e 89-të, Xherdan Shaqiri, inkuadrohet në fushë, duke i sjellë fat ekipit, ku Alexander-Arnold realizon në minutën e 90+1 për fitoren e madhe. 

Mbrojtësi i djathtë anglez realizoi nga distanca.

Pas javës së 31-të në Premier League, Liverpooli është në vend të katërt me 52 pikë dhe Aston Villa zë të dhjetin me 44 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat