Luhet java e 16-të, njihuni me sfidat më interesante

Futboll

Luhet java e 16-të, njihuni me sfidat më interesante

Më: 10 prill 2021 Në ora: 18:14
Luhet java e 16-të, njihuni me sfidat më interesante

Rikthehet Kampionati Kombëtar i futbollit për femra me ndeshjet e javës së 16-të. Dy ditët e kësaj fundjave do të shërbejnë për të zhvilluar sfidat e radhës.

Sakaq, Partizani – Skënderbeu është sfida e parë që do të luhet ditën e diel, 11 prill, duke filluar nga ora 10:00. Skuadra e kryeqytetit do të presë rivalët nga Korça në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamzë.

Po të dielën, ekipi kryeqytetas Tirana AS, që mban vendin e katërt do të presë në shtëpi skuadrën e Lushnjes që aktualisht mban vendin e parafundit. Sfida, që do të nisë në orën 12:00, do të zhvillohet gjithashtu në Qendrën e Ekipeve Kombëtare Kamzë.

Të njëjtë ditë, duke filluar nga ora 13:00, do të mbahet ndeshja AAS – Tirana. Tirana e vendit të tretë do të udhëtoje drejt Shkodrës në përpjekje për të vazhduar ecurinë e mirë përballë rivalëve direkt në një prej dueleve më të fortë të kësaj jave.

Në të njëjtin orar, të dielën ora 13:00, Teuta e Durrësit mirëpret Apoloninë e vendit të dytë.
Ndërkohë që duke filluar nga ora 13:30, në “Reshit Rusi” të Shkodrës, Vllaznia e vendit të parë, pret të zhvillojë ndeshjen e radhës me skuadrën kryeqytetase të Kinostudios.

Kampionati Kombëtar i Femrave / Java e 16-të

E diel, 11/04/2021
Partizani – Skënderbeu ora 10:00
Tirana AS – Lushnja ora 12:00
Teuta – Apolonia ora 13:00
AAS – Tirana ora 13:00
Vllaznia – Kinostudio ora 13:30

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat