Krasniqi: Jemi duke menduar vetëm për ndeshjen e radhës ndaj Drenicës

Futboll

Krasniqi: Jemi duke menduar vetëm për ndeshjen e radhës ndaj Drenicës

Më: 10 prill 2021 Në ora: 18:19
Krasniqi: Jemi duke menduar vetëm për ndeshjen e radhës ndaj Drenicës

Besa u mposht sot me rezultat të thellë 4:1 në udhëtim te Ballkani. 

Megjithatë, pavarësisht rezultatit, trajneri i kësaj skuadre, Leutrim Krasniqi, ka mbetur i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të tij dhe ka paralajmëruar skuadrat tjera të Superligës.

“Shpenzuam shumë energji në pjesën e parë të lojës, pasi që vendosëm t’i bënim presion lartë skuadrës së Ballkanit, e cila rezultoi suksesshëm.

Lëndimet në pjesën e dytë dhe golat nga ndërprerjet na ç’ekuilibruan në pjesën e dytë, por duhet theksuar se jam i kënaqur me angazhimin”, deklaroi fillimisht Krasniqi.

Ai më pas foli gjithashtu edhe për vazhdimin e kampionatit, derisa paralajmëroi skuadrat e tjera të Superligës.

“Jemi duke menduar vetëm për ndeshjen e radhës ndaj Drenicës dhe nuk jemi duke menduar për sezonin e ardhshëm. Kemi tetë ndeshje për t’i zhvilluar dhe siç e kam thënë edhe më herët ne do të luajmë në çdo ndeshje për ta dhënë maksimumin”, përfundoi Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat