Vila: Iku një finale

Futboll

Vila: Iku një finale

Më: 10 prill 2021 Në ora: 19:01
Vila: Iku një finale

Lorenco Vila e mendon si finalen e parë të fituar atë ndaj Apolonisë dhe se skuadra e Teutës tashmë ka edhe 9 ndeshje të tjera për të mbrojtur vendin e parë në klasifikim.

Në fjalët e tij pas sfidës ndaj fierakëve, ku ai gjeti edhe rrugën e rrjetës, sulmuesi tha për “SuperSport” se suksesi kishte qenë i merituar e duhej një përqendrim i njëjtë edhe në sfidat e ardhshme.

“Jam i lumtur që shënova sot, por më i lumtur për pikët. E kishim vlerësuar si duhet dhe arritëm të marrim tre pikët që janë të rëndësishme për ne.

Edhe para ndeshjes me njëri-tjetrin kemi folur që janë 10 finale. Iku një sot e kanë mbetur edhe 9 të tilla e duhet të vlerësojmë secilën si të tillë.

Ofertat? Vendos klubi, fjalë ka, por siç e thashë vendos klubi në fund”, tha Lorenco Vila.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat