Gjermania ende një mister

Futboll

Gjermania ende një mister

Më: 10 prill 2021 Në ora: 19:25
Gjermania ende një mister

UEFA ka dhënë lajmin e madh për sa i përket “Euro 2020”. Në faqen zyrtare, UEFA-s bën me dije se ky Europian që do të luhet në muajin qershor do të luhet me tifozë.

7 shtete mësohen të kenë dhënë dritën jeshile që do të lejojnë tifozët në stadium edhe pse jo me kapacitet të plotë, ndërsa 4 vende të tjera kanë kohë deri më 19 prill për të vendosur nëse do të pranojnë tifozë në stadiume apo jo.

Gjermania ende nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare, pasi situata në vend vazhdon të jetë e rënduar për shkak të pandemisë.

Gjithsesi, deri më 19 prill gjithçka pritet të qartësohet nga zona e Bavarisë, e cila është  shprehur optimiste për të lejuar tifozët në “Allianz Arena” aty ku Gjermania do të luajë ndeshjet e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat