Reali fiton derbin e madh kundër Barcelonës, merr kreun e tabelës 

Futboll

Reali fiton derbin e madh kundër Barcelonës, merr kreun e tabelës 

Nga: Kemajl Goca Më: 10 prill 2021 Në ora: 21:25
Real - Barcelona

(E plotësuar) -  Real Madridi ka fituar derbin e madh me rezultat 2:1 ndaj rivalit të përjetshëm, Barcelonës, në kuadër të javës së 30-të të Kampionatit të Spanjës.

Karim Benzema dhe Toni Kroos, janë protagonistë e triumfit të madh dhe “mbretërit” e përforcojnë edhe më shumë hapin për titull. 
45 minutat e parë ishin fatal për ekipin katalunas.  

Image

Karim Benzema kalon në epërsi me rezultat 1:0 Real Madridin pikërisht në minutën e 13-të. Ai shënoi gol me thembër në pjesën e poshtme të majtë të portës.

Reali vazhdon me lojë të mirë, thellon epërsinë (2:0). Autor i golit Toni Kroos në minutën e 28-të. Kroos nga gjuajtja e lirë rreth 17 metra shënoi gol të bukur në këndin e djathtë.

Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 60-të, Oscar Mingueza nga afërsia ngushton humbjen. Barcelona me Lionel Messin luftuan deri në fund por nuk arritën që të barazojnë rezultatin. Reali kryeson renditjen me 66 pikë, por ka një ndeshje më shumë se Atletico Madridi, që renditet në vend të dytë po me 66 pikë dhe Barcelona mbetet në pozitën e tretë me 65 sosh.

Trajneri i Realit, Zinedine Zidane, është i lumtur që tre pikë mbeten në stadiumin “Alfredo di Stéfano” në Madrid, ndërsa Ronald Koeman është i zhgënjyer që me Barcelonën dolën duarthatë.

Duhet theksuar, se në minutën e fundit, braziliani Casemiro i Realit, u përjashtua nga loja pas dy të kartonëve të verdhë.     
Barcelona ngushton rezultatin 2:1 falë golit të Minguezas.  

Real po tregon lojë shumnë të mirë, thellon epërsinë (2:0) kundër Barcelonës. Autor i golit Toni Kroos në minutën e 28-të. Kroos shënoi nga gjuajtja e lirë rreth 17 metra, në këndin e djathtë.

Në derbin e madh Real - Barcelona, bie goli!

Karim Benzema kalon në epërsi me rezultat 1:0 Real Madridin pikërisht në minutën e 13-të. Ai shënoi golin me thembër.

Futbollistit Benzema i papërmbajshëm, hap serinë e golave dhe e bën edhe më të bukur sfidën.

Ndeshja është e javës së 30-të.

Messi me shokë kërkon barazimin e rezultatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat