Ish-kapiteni i Italisë tregon luftën me COVID-19

Futboll

Ish-kapiteni i Italisë tregon luftën me COVID-19

Më: 10 prill 2021 Në ora: 21:41
Ish-kapiteni i Italisë tregon luftën me COVID-19

“Unë erdha në spital sepse kisha simptoma që nuk u zhdukën, kam pneumoni intersticiale bilaterale, jo në një nivel shumë serioz, por e kam. Mjekët më thanë se nëse nuk do të kisha ardhur herët mbase nuk do ja dilja.

Nuk është ndonjë gjë alarmante, por as në shtëpi nuk mund të qëndroja.

Tentova të ngrihesha nga karrigia me avash dhe ja dola, isha si gjysmë i fikur.

Ndjeja sikur po mbytesha, kisha frikë dhe vendosa të bëja një kontroll”.Në një video  dërguar miqve, ish-kapiteni i Romës dhe përfaqëseuses së Italisë Daniele De Rossi, i shtruar në spitalin Spallanzani për t’u kuruar nga virusi, flet për gjendjen e tij.

Ditën e sotme me anë të një video mesazhi, De Rosi ka falënderuar miqtë e tij për mbështetjen teksa rrëfeu dhe momentin e vështirë pas infektimit me virus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat