Për Prishtinën tre pikët jetike

Futboll

Për Prishtinën tre pikët jetike

Më: 10 prill 2021 Në ora: 22:25
Për Prishtinën tre pikët jetike

Prishtina nesër udhëton në Skenderaj ku do të ndeshet me skuadrën e papërshtatshme të Drenicës. 

“Megjithatë, Prishtina ndaj Drenicës në 12 përballjet e fundit e ka vetëm një humbje në ndeshjen kampionale të këtij edicioni në Skenderaj, 1:0.

Ndërsa dy skuadrat e kanë edhe një barazim më 2019 në “Fadil Vokrri” dhe 10 fitore të bardhekaltërve.

Prishtina nuk ka vend për lëshim, andaj udhëtimi në Skenderaj është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe për skuadrën tre pikët janë më se jetike”, shkruan në faqen e FC Prishtina. 

Java XXVIII
Drenica – Prishtina
E diel, 11 prill – ora: 15.00
Stadiumi: “Bajram Aliu”, Skenderaj 
Gjyqtarë: S. Isufi, B. Morina, I. Kabashi, V. Ibërdemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat