Ismajli vendimtar në fitoren e Spezias

Futboll

Ismajli vendimtar në fitoren e Spezias

Më: 10 prill 2021 Në ora: 23:06
Ismajli vendimtar në fitoren e Spezias

Ardian Ismajli ka luajtur për 90 minuta në përballjen mes Spezias dhe Crotones.

Miqtë e gjetën veten dy herë në avantazh, por do të përmbyseshin në shifrat 3:2.

Në minutën e fundit ishin hedhur edhe qendër mbrojtësit e Spezias në sulm, që do të krijonin edhe golin e fitores.

Mbrojtësi shqiptar do të fitonte duelin ajror dhe gjuajtja e tij do të përfundonte në traversë, ndërsa Erlic ishte me portën e boshatisur ku vetëm dërgoi topin në rrjetë.

Një gjysmë goli i shënuar nga ana e Ismajlit që feston në suksesin e Spezias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat