Messi vlerësohet më së larti, pas tij edhe Kroos e Mingueza

Futboll

Messi vlerësohet më së larti, pas tij edhe Kroos e Mingueza

Më: 10 prill 2021 Në ora: 23:08
Messi vlerësohet më së larti, pas tij edhe Kroos e Mingueza

“El Clasico” numër 246-të i zhvilluar sonte, është fituar nga skuadra e Real Madridit.

Madrilenët shënuan fitore ndaj Barcelonës në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në La Liga.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Alfredo di Stefano” përfundoi me rezultatin 2-1.

Karim Benzema dhe Toni Kroos shënuan golat e fitores për “Los Blancos”, kurse Oscar Mingueza shënoi golin e vetëm për katalunasit.

Nga sajti i njohur, “Whoscored”, Lionel Messi është vlerësuar më së larti. Argjentinasi mori notën 7.8.

Pas Messit, më së larti u vlerësuan Oscar Mingueza e Toni Kroos. Të dy morën notat 7.5.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat