Pas ndeshjes, Pique zbriti në fushë dhe kritikoi gjyqtarin Manzano

Futboll

Pas ndeshjes, Pique zbriti në fushë dhe kritikoi gjyqtarin Manzano

Më: 10 prill 2021 Në ora: 23:31
Gerard Pique

Gerard Pique nuk u paraqit në “El Clasico”.

Pique megjithatë shfrytëzoi rastin pas ndeshjes që ti afrohet gjyqtarit kryesor, Gil Manzano për ti thënë diçka.

Sipas “Marca” ai shkoi dhe e kritikoi gjyqtarin sepse kishte vendosur shumë pak kohë shtesë.

Pique nisi të debatojë me gjyqtarin dhe u desh të ndahej nga delegati i ndeshjes, Carlos Naval, i cili i tha të shkojë në dhomat e zhveshjes.

Pique insistonte ti afrohej gjyqtarit me gjithë insistimin e Naval që ai të shkojë në zhveshtore.

Real Madridi fitoi ndeshjen me rezultatin 2-1 dhe u bë lider i La Ligas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat