Zidane i kundërpërgjigjet Koemanit

Futboll

Zidane i kundërpërgjigjet Koemanit

Më: 11 prill 2021 Në ora: 11:12
Zidane i kundërpërgjigjet Koemanit

Trajneri francez i Real Madridit, Zinedine Zidane është shprehur i lumtur pas fitores së arritur në “El Clasico”, përcjell Insporti.

Zidane u shpreh i lumtur dhe tha se fitorja ishte e merituar.

“Ne filluam shumë mirë dhe përfunduam me një fitore të merituar. Kishim shumë mundësi për të shënuar golin e tretë. E rëndësishme është ajo që bëmë në fushë.

Nuk ishte e lehtë, sepse Barcelona është e fortë. Jam i lumtur për lojtarët. Të gjithë janë të përqendruar në punë dhe të gjithë duan të luajnë. Kjo më bën shumë të lumtur” – tha trajneri francez.

Po ashtu, trajneri i “Los Blancos” dha mendimin e tij edhe për rastin mes Braithwaite dhe Mendyt, kur katalunasit kërkuan penallti, duke iu kundërpërgjigjur kështu trajnerit të katalanasëve, Koeman.

“Gjithkush ka mendimin e tij në lidhje me atë situatë, por unë mendoj se nëse arbitri nuk jep një penallti, kjo është për shkak se nuk ka arsye. Ju nuk mund t’i fajësoni për gjithçka gjyqtarët” – shtoi Zizou.

Ndryshe, Real Madridi është bërë lider me 66 pikë, aq sa ka edhe rivali i tyre në vendin e dytë, Atletico Madridi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat