Kritika

Futboll

Kritika

Më: 11 prill 2021 Në ora: 11:26
Kritika

Sa herë afron merkato, emri i Donarumës është gjithnjë aktiv. Kjo për shkak se portieri dhe menaxheri i tij, Mino Raiola, mund të joshen nga momenti në moment nga oferta të mira financiare për të lënë Milanon.

Kjo po ndodh edhe këtë herë me gardianin që është në fund të kontratës dhe i duhet të rinovojë, ndërsa nga ana tjetër qëndrojnë klube me financa marramendëse.

Mirëpo, për një ish-lojtar të Milanit si Kostakurta, thekson se nuk i pëlqen që Donaruma nuk e ka ndarë mendjen dhe në fushë puth fanellën, pasi do ishte më mirë nëse do të bënte veprime konkrete për të qëndruar me kuqezinjtë.

“Në kohën time refuzonim oferta të mëdha për të qëndruar te Milan. Donaruma puth fanellën, një gjest që e urrej. Do të doja të kishte më pak puthje fanelle dhe më shumë veprime konkrete”, u shpreh Kostakurta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat