Polemika

Futboll

Polemika

Më: 11 prill 2021 Në ora: 11:26
Zidane

El Clasico lë gjithmonë vend për polemika, sidomos në një ndeshje të luftuar deri në fund, ku pati edhe episode për penallti, siç ndodhi në rastin e Braithëaite. Te Barcelona ishin të tërbuar pas ndeshjes, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Realin.

Trajneri Zidane u shfaq i lumtur në fjalët e tij, teksa largoi edhe polemikat sa i përket arbitrit. “Nuk shohim aspak se çfarë ndodh jashtë, sepse kjo gjë nuk na ndihmon, përkundrazi mund të na hapë probleme.”

“Bëmë një ndeshje të madhe dhe e merituam fitoren.

Pjesa e parë ishte fantastike. Në pjesën e dytë Barcelona ishte më mirë sepse edhe ata janë një ekip i mirë dhe luftuan. Kjo ndeshje, njësoj si ajo ndaj Liverpool kërkonte shumë përqendrim dhe shumë forcë. Është normale kur ndeshesh me ekipe të tilla.

Ky është futbolli. Triumfuam sot, por ende nuk kemi arritur objektivin tonë. Ende nuk ka mbaruar asgjë. Jemi në lojë edhe në La Liga edhe në Champions League dhe dëshirojmë që të vazhdojmë të luftojmë dhe të japim gjithçka”, përfundoi Zidane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat