Tottenham do të presë pasditen e sotme Manchester United

Futboll

Tottenham do të presë pasditen e sotme Manchester United

Më: 11 prill 2021 Në ora: 11:58
Tottenham do të presë pasditen e sotme Manchester United

Pas një sezoni me oshilacione të shumta, Tottenham do të presë pasditen e sotme Manchester United në Londër, në sfidën më të rëndësishme të javës, që është edhe “treni i fundit” i zonës Champions për vendasit.

Një javë më parë djemtë e Jose Mourinhos nuk shkuan përtej barazimit 2-2 në transfertën ndaj Newcastle, pasi pësuan dy gola naivë, që habitën jo pak edhe trajnerin portugez megjithatë sot kanë mundësi të ringrihen përballë “djajve të kuq”.

Me 8 ndeshje për t’u luajtur deri në fund, Manchester United është në pozita komode në zonën Champions, pasi ruan vendin e dytë me 60 pikë, ndërsa Tottenham është i dënuar të fitojë pë të ruajtur hapin e Chelsea-t dhe Liverpoolit.

Me Hueng Min Son të rikuperuar, Mourinho pritet të hedhë nga minuta e parë treshen e përbërë nga koreano-jugori, kapiteni Harry Kane dhe sulmuesi uellsian Gareth Bale, të cilët do të kenë misionin të thyejnë mbrojtjen e ‘djajve të kuq”.

Nga ana tjetër vlen të theksohet se Manchester United është një skuadër specialiste për të shënuar në minutat e fundit të ndeshjes, ashtu siç është e kundërta për Tottenhamin, që pëson thuajse gjithmonë kur i afrohet finishit.

Në mbrëmje në Supersport do të vijë sfida Sheffield United-Arsenal, një përballje pa ndonjë rëndësi të veçantë për të dy ekipet, pasi londinezët janë jashtë garës për një vend në kompeticionet europiane, ndërsa vendasit thuajse kanë siguruar rënien një kategori më poshtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat