Vojvoda vlerëson trajnerin e ri

Futboll

Vojvoda vlerëson trajnerin e ri

Më: 11 prill 2021 Në ora: 12:07
Vojvoda vlerëson trajnerin e ri

Mërgim Vojvoda është kthyer në një titullar të Torinos, e për 90 minuta mbrojtësi anësor ishte edhe dje në fushë, teksa ekipi i tij mposhti 0-1 Udinezen.

Një triumf i rendësishëm për torinezët që janë të përfshirë në garën e mbijetesës. Sakaq, pas sfidës ka folur edhe lojtari i Kosovës, i cili thekson se tashmë me trajnerin e ri ka ndryshim në skuadër, ndërsa shton se ai nuk e ka problem të luaj si majtas, po ashtu edhe djathtas.

“Jemi të lumtur, pasi arritëm një fitore të rëndësishme kundër Udineses.

Nuk ishte aspak e thjeshtë, pasi ata zhvilluan një ndeshje të mirë. Në u treguam të aftë, më shumë në aspektin mbrojtës sesa atë teknik. U shfaqëm shumë mirë në prapavijë.

Nikola? Trajneri ka shumë energji dhe vendosmëri. Cilësi të rëndësishme të cilat duhet t’i kemi edhe ne, më shumë se skuadrat e tjera. Dallohet nga jashtë që ia dalim t’i shfaqim këto cilësi kur zbresim në fushë. Tani jemi më të vendosur dhe kjo është e rëndësishme pasi duhet të mbledhim sa më shumë pikë.

Unë dua të ndihmoj gjithmonë skuadrën. Jam gati ta bëj aty ku do trajneri, djathtas apo majtas, nuk ka shumë rëndësi. Unë jam i kënaqur që po jap kontributin tim. Ndryshimi në pankinë? Me Xhampaolon tentonim të luanim bukur, po mungonte diçka“, u shpreh Vojvoda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat