Shkarkimi

Futboll

Shkarkimi

Më: 11 prill 2021 Në ora: 12:29
Karl Rumenigge

Karl Rumenigge foli në lidhje me thashethemet rreth largimit të Hansi Flik nga Bajerni i Mynihut në fund të sezonit:

“Kjo temë duhet të marrë fund. Është ekzagjeruar, duhet të komentojmë për të njëjtën temë pa pushim, veçanërisht kur jemi në çerekun e fundit të sezonit. Ne jemi 7 pikë përpara në kampionat dhe ende kemi një shans për t’u kualifikuar në gjysmëfinale. Ne të gjithë duhet të qëndrojmë së bashku, duhet të punojmë së bashku në
mënyrë harmonike.

Kjo është kërkesa ime e qartë për klubin. Bajerni gjithmonë qenë klubi ku puna është kryer në harmoni të plotë”, tha Kalle. Por, situata duket se nuk do të qetësohet as pas fjalëve të numrit 2 në klubin gjerman.

Sipas “Bild”, Hasan Salihamixhiç është pranë largimit nga Bajerni pasi klubi po mendon të mbështesë trajnerin Flik. Por, këtij të fundit duket se i janë shtuar inatet me drejtuesit dhe në fund të sezonit mund të braktisë bavarezët.

Një situatë e pa qartë dhe kaotike në Mynih me kampionët që ndodhen në një fazë delikate të kampionatit. Flik apo Brazo? Të dy në një fije te perit por asnjë i sigurt për të qëndruar në klubin bavarez. Ai do të ketë fjalën e fundit do të jetë pa dyshim Oliver Kahn dhe presidenti Herbert Hainer.

Kujtojmë që Kahn do të marrë vendin e Karl Hainc Rumeniges më 1 janar të 2022. Ish-kapiteni ka një marrëdhënie të mirë me Salihamixhiç, pasi të dy kanë luajtur te Bajerni. Kjo tremb Flikun, i cili kërkon t’i paraprijë një shkarkimi dhe të largohet para përfundimit të kontratës. Kombëtarja e Gjermanisë e josh dhe pas largimit të Lëvit pas Europianit vendi te “Pancerat” do të jetë i lirë. Flik ndihet gati dhe pas një sezoni tjetër të suksesshëm me Bajernin mund të marrë drejtimin e Gjermanisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat