Teuta drejt titullit

Futboll

Teuta drejt titullit

Më: 11 prill 2021 Në ora: 12:31
Teuta drejt titullit

Teuta ka kaluar atë që në kampin durrsak e kanë cilësuar si finalen e  parë të 10 të tillave, me një fitore bindëse 2-0 në Fier ndaj Apolonisë. Një sukses që mban ekipin e drejtuar nga Edi Martini në vendin e parë, pretendent kryesor për titullin kampion.

Megjithatë, në “SuperSport”, Renato Arapi, kapiteni i kësaj skuadre, ka shpjeguar se ekipin e pret një rrugë e gjatë, ndonëse ka bindje se ekziston grupi i duhur për të zgjidhur çdo situatë dhe për të synuar trofe.

“Fundi i kampionatit na ka kapur në formë të mirë. Të gjithë lojtarët janë në formë dhe është rritur shumë besim. Lojtarët përpara po japin edhe më shumë e po na ndihmon që të fitojmë ndeshjet më lehtë.

Ne kemi lojtarë me eksperiencë që kanë fituar trofe si Karabeci, Todorovski, Vila, Daja apo Plaku. Janë lojtarë me eksperiencën e duhur për kampionatin. Kur ke lojtarë të tillë është e lehtë të menaxhosh situatën. Shumica janë profesionistë, edhe ata që nuk kanë luajtur shumë, kanë dhënë maksimumin në stërvitje e fushë.

Suksesi i mbrojtjes? Kemi lojtarë me eksperiencë, është viti i dytë që luajmë bashkë dhe kemi përforcuar lëvizjet e manovrën. Pastaj është edhe pjesa e mesfushës, janë tre lojtarë me muskuj në mesfushë që na ndihmojnë. Aleksi, Daja e Vila, të cilët vrapojnë pa fund dhe mbyllin çdo boshllëk që krijohet gjatë ndeshjes.

Premio për titull? Është folur për një shuam prej 100 mijë eurosh për ekipin. Edhe ajo që përfitohet nëse fitohet Kupa, do t’u kalohet futbollistëve, me sa jemi në dijeni. Por nuk duhet menduar tani. Kemi edhe 9 ndeshje dhe gjatë këtyre ndeshjeve mund të ketë ndryshime se një rezultat jo i mirë bën të zbresësh menjëherë në vend të dytë a të tretë e duhet vlerësuar maksimalisht çdo ndeshje.  

Kujt do i druhesha më shumë në luftën për titull? Nëse do i druhesha, do i druhesha laçit dhe Partizanit“, tha ndër të tjera Arapi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat