Istogu reagon ashpër: Turp për këtë gjyqtarë...

Futboll

Istogu reagon ashpër: Turp për këtë gjyqtarë...

Nga: K.G. Më: 11 prill 2021 Në ora: 12:49
Istogu reagon ashpër: Turp për këtë gjyqtarë...

Klubi i futbollit Istogu reagon ashpër pas humbjes me rezultat 1:0 nga Dukagjini në Klinë, në takimin e javës së 22-të të Ligës së Parë të Kosovës, grupi A. 

Sipas tyre, janë dëmtuar nga gjyqtari.  

“Zhvillohej minuta e '60 kur lojtari i Dukagjinit, Labinot Jashanica bënë ndërhyrje tepër të rrezikshme në Qëndrim Jahaj, dhe në gjithë botën normale kjo ndërhyrje sanksionet së paku me karton të verdhë. Për çudi të të gjithëve 'super' gjyqtari Tefik Maloku heshtë në këtë rast, duke e dëmtuar mjaft rëndë Istogun.

Pasi Jashanica kishte një karton të verdhë më herët dhe nëse ndëshkohej në këtë rast me të verdhë, atëherë do të largohej nga loja me karton të kuq. Pra ishte minuta e '60 e ndeshjes,

Istogu do të ishte me një lojtarë më shumë në fushë në 30 minutat e fundit të ndeshjes, rezultati i ndeshjes ishte 0:0 në ato momente.

Në vend se të ndëshkoi me karton të verdhë futbollistin që bëri ndërhyrjen e ashpër, ai shkon e ndëshkon një lojtarë tjetër të Dukagjinit me karton të verdhë me pretekstin për protestim.  

Turp për këtë gjyqtarë që ia humbi mundin futbollistëve të Istogut.

Tefik Maloku njihet në Kosovë, si njëri ndër ata gjyqtarë që shkon në ndeshje vetëm me direktiva të caktuara nga lartë”, reagon KF Istogu në faqen e tyre në facebook..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat