Thellohet skandali

Futboll

Thellohet skandali

Më: 11 prill 2021 Në ora: 12:54
Thellohet skandali

Kartoni i kuq i akorduar për Zlatan Ibrahimoviç në ndeshjen e djeshme Parma-Milan, duket se ka qenë një vendim skandaloz. Fillimisht u tha se suedezi e kishte ofenduar arbitrin Maresca, por pamjet filmike vërtetojnë të kundërtën.

Ai që e thellon akoma më shumë skandalin e arbitrit Maresca është gazetari Mauro Suma, i cili deklaron: “Arbitri e ka provokuar Ibrën gjatë të gjithë ndeshjes.

Madje, në një moment, Ibra i thotë që përse i qesh në fytyrë.”

Mauro Suma shprehet gjithashtu se Maresca është napolitan dhe ka dashur drejtpërdrejt të ndikojë në rrjedhën e ndeshjes Parma-Milan. Ibra për momentin është i pezulluar me 2 ndeshje prej kartonit të kuq, por Milan do ta apelojë vendimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat