Real Madrid fillon përgatitjet për Liverpoolin, rikhehet Hazard

Futboll

Real Madrid fillon përgatitjet për Liverpoolin, rikhehet Hazard

Më: 11 prill 2021 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Real Madridi ka vazhduar stërvitjet para ndeshjes ndaj Liverpoolit.

“Los Blancos” triumfuan në “El Clasico” ndaj Barcelonës në kuadër të xhiros së 31-të të La Ligas.

Hazard mungoi në “El Clasico”, por si duket ai do të jetë i gatshëm për Liverpoolin. Fantazisti belg është parë në stërvitjen e sotme dhe në formë të mirë.

Reali ka bërë të ditur përmes rrjetit të tyre social, Twitter, se kanë filluar përgatitjet për ndeshjen ndaj Liverpoolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat