Bielsa: Nuk munda unë Guardiolën

Futboll

Bielsa: Nuk munda unë Guardiolën

Më: 11 prill 2021 Në ora: 12:56
Bielsa: Nuk munda unë Guardiolën

Leedsi mposhti me rezultatin 1-2 Mançester Sitin në shtëpi, pavarësisht dominimit absolut të vendasve.

Numri i goditjeve në total ishte 21:2, por me një saktësi 100% të goditjeve, skuadra e Bielsas arriti të marë tre oikë mjaft të rëndësishme.

I pyetur sesi arriti ta mposhtë këtë skuadër që është favorite për të fituar Champions League, trajneri Bielsa deklaroi se gjithçka është meritë e skuadrës dhe jo e tij.

” Si e munde Guardiolën?”- ishte një nga pyetjet e gazetarëve.

Marcelo Bielsa u përgjigj në këtë mënyrë: “Rezultati i këtij takimi nuk tregon që unë jam më i mirë apo munda një trajner tjetër. Thjesht ky rezultat tregon që Leedsi mundi Manchester Cityn. Kjo është e gjitha!”- u shpreh Bielsa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat