Berisha nuk ndalet në Australi

Futboll

Berisha nuk ndalet në Australi

Më: 11 prill 2021 Në ora: 12:58
Berisha nuk ndalet në Australi

Besart Berisha vazhdon të bëjë atë që di të bëjë më mirë në Australi…

Të shënojë me vazhdimësi për të ndihmuar ekipin e tij Western United të grumbullojë pikë të rëndësishme në kampionat. Sulmuesi ditën e sotme hapi llogaritë për të tijtë në ndeshjen në transfertë ndaj Wellington Phoenix.

Berisha ishte ekzekutor i një penalltie në minutën e 32-të, teksa e dërgoi sferën në një krah dhe portierin në krahun tjetër.

Megjithatë, për fat të keq, goli i sulmuesit nuk i mjaftoi Wellington Phoenix të merrte pikët maksimale duke qenë se u mposhtën me rezultatin 3:2.

Kujtojmë se ky ishte goli i shtatë sezonal për Berishën, ndërsa ekipi aktualisht renditet në vendin e tetë me 20 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat