Lajme të mira për PSG-në

Futboll

Lajme të mira për PSG-në

Më: 11 prill 2021 Në ora: 13:04
Lajme të mira për PSG-në

Dyshja e Paris Saint Germain, Marco Verratti dhe Alessandro Florenzi janë shëruar me sukses nga COVID-19.

Sipas L’Equipe, Marco Verratti dhe Alessandro Florenzi janë rikuperuar nga COVID-19 dhe mund të jenë në dispozicion kundër Bayern Munichut të martën.

Të dy lojtarët rezultuan pozitivë për COVID pas kthimit të tyre nga detyra me Kombëtaren italiane dy javë më parë.

Italia pati një shpërthim në kampin e saj, pasi De Rossi dhe tetë lojtarë rezultuan pozitivë.

Por, sipas disa mediave në Francë tani thuhet se testet më të fundit të testimeve të kryera nga Florenzi dhe Verratti rezultuan negative.

Lojtarët humbën ndeshjen e parë ndaj Bayernit, por tani ata mund të paraqiten në të dytën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat