KF Llapi: E kemi të ndaluar...

Futboll

KF Llapi: E kemi të ndaluar...

Nga: K.G. Më: 11 prill 2021 Në ora: 13:19
KF Llapi: E kemi të ndaluar...

Klubi i futbollit Llapi nga Podujeva ka bërë të gjitha parapërgatitjet për ndeshjen e sotme dhe e pret me padurim ndaj kampionit në fuqi, Dritës, që luhet sot (15.00) në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.  

Llapi kërkon fitore që të ikë sa më larg zonës së rrezikut dhe Drita për titull të kampionit.

“Për shkak të masave të reja për parandalimin dhe përhapjen e mëtutjeshme të pandemisë COVID-19, ju njoftojmë se në stadium lejohen të jenë prezent vetëm nga 5 persona të dy klubeve si dhe personat zyrtar të FFK-së.

Andaj lusim që ta ndiqni ndeshjen nëpërmjet ekraneve televizive sepse e kemi të ndaluar praninë e tifozëve në stadium”, shkruan në faqen e KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat