Kjo është nota për Ismajlin

Futboll

Kjo është nota për Ismajlin

Më: 11 prill 2021 Në ora: 13:33
Kjo është nota për Ismajlin

Skuadra e Ardian Ismajlit, Spezia mbrëmë ka shënuar një fitore të madhe kundër Crotones në xhiron e 29-të në Serie A.

Ismajli u vlerësua me notën 6.9 në fitoren e mbrëmshmë të Spezias, ku arriti të linte jo pak shenjë në këtë takim.

Në minutat e fundit të ndeshjes, pas një harkimi në zonë, topin e goditi me kokë futbollisti i Kombëtares ’Kuqezi’, Ardian Ismajli – top ky që nga shtylla u kthye te Erlic, i cili me lehtësi shënoi për 3:2.

Ismajli po kalon formë të mirë me ekipin e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat