Antonio Cassano: Lukaku nuk ka lidhje asnjë me Cityn, nuk bëj tifo për Guardiolën nëse e merr

Futboll

Antonio Cassano: Lukaku nuk ka lidhje asnjë me Cityn, nuk bëj tifo për Guardiolën nëse e merr

Më: 11 prill 2021 Në ora: 13:36
Romelu Lukaku

Manchester City do të bëjë një goditje të madhe në sulm në merkaton e verës.

Sergio Aguero duhet zëvendësuar mirë dhe Romelu Lukaku i Interit është një nga lojtarët që përflitet se mund të transferohet tek ekipi anglez.

Antonio Cassano, një admirues i madh i futbollit të Pep Guardiolës, është totalisht kundër kësaj lëvizje, të cilën nuk arrin ta kuptojë aspak.

Në prononcimin e dhënë për BoboTV, ish-talenti barez ka një “paralajmërim” për trajnerin spanjoll.

“Nëse Guardiola do të blejë Lukakun në merkaton e verës, unë nuk do të bëj më tifozllëk për Pepin.

Çfarë lidhje ka Lukaku me stilin e tij të lojës? Agjentët e Romelut do të bëjnë ‘show’ thjesht që t’i rritet rroga, më pas do të rinovojnë me Interin“, deklaroi Cassano.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat