Van Gaal: Ky El Clasico ma theu zemrën!

Futboll

Van Gaal: Ky El Clasico ma theu zemrën!

Më: 11 prill 2021 Në ora: 13:48
Van Gaal: Ky El Clasico ma theu zemrën!

Van Gaal i zhgënjyer: Ky El Clasico ma theu zemrën!

Louis Van Gaal është rikthyer në vëmendjen e mediave, me ish-trajnerin që mbrëmjen e kaluar ka analizuar “El Clasicon” në një nga televizionet holandeze.

Ish-trajneri i Barcelonës apo Bayern Munchen është shfaqur shumë i zhgënjyer dhe i mërzitur me rezultatin përfundimtar, pasi sipas tij, Barcelona ishte ekipi që kishte përgatitur më mirë ndeshjen dhe luajti shumë herë më mirë.

“Ky El Clasico më ka lënë pak me zemër të thyer të them të drejtën.

Barcelona e kishte përgatitur më mirë se Real Madrid ndeshjen taktikisht dhe gjithashtu zhvilloi një lojë më të bukur. Reali nuk kishte aspak qartësi, thjesht u tregua dinak”, përfundoi Van Gaal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat