Bytyçi shënon por Konyaspor pëson humbje

Futboll

Bytyçi shënon por Konyaspor pëson humbje

Nga: K.Goca Më: 11 prill 2021 Në ora: 14:33
Bytyçi shënon por Konyaspor pëson humbje

Futbollisti nga Kosova, Zymer Bytyçi, përkundër se shënoi, Konyapor doli duarthatë nga udhëtimi, duke pësuar humbje me rezultat 3:1 nga Sivaspor, në takimin e javës së 34-të të Kampionatit të Turqisë. Bytyçi shënoi në minutën e 55-të, kur barazoi rezultatin por nuk i mjaftoi.

Për vendasit shënuan Yatabare (27'), Kayode (68') e Yalcin (87'-nga penalltia). 

Bytyçi u paraqit standard e Sokol Cikalleshi u zëvendësua në minutën e 46-të, Erdon Daci u aktivizua në minutën e 83-të por dolën të zhgënjyer nga Sivas. 

Sivaspor është në pozitën e nëntë me 47 pikë dhe Konyaspor i 11-ti me 40 sosh.  Duhet theksuar se në fund të pjesës së parë, Gradel i vendasve dështon nga penalltia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat