Juventus kërkon vazhdimësinë

Futboll

Juventus kërkon vazhdimësinë

Më: 11 prill 2021 Në ora: 14:40
Juventus kërkon vazhdimësinë

Në orën 15:00 do të startojnë 3 sfidat e javës së javës së 30 të Serisë A italiane.

Juventusi do të kërkojë fitoren ndaj Xhenoas në stadiumin “Allianz Stadium”, dhe për të vazhduar ecurinë pozitive pas triumfit ndaj Napolit në ndeshjen e prapambetur në mesjavë.

Napoli do të kërkojë ringritjen pas humbjes ndaj Juventusit në mesjavë, dhe do të rigjejë Sampdorian në transfertë në stadiumin “Luigi Ferraris” për të arritur objektivin, zonën Champions. Vlen të theksohet se Hysaj dhe Rrahmani do ta nisin nga pankina këtë sfidë.

Lacio do të ndeshet ndaj Veronës në stadiumin “Marc’Antonio Bentegodi” për të arritur fitoren e katërt rradhazi. Thomas Strakosha në këtë sfidë do të jetë në stolin e rezervave.

FORMACIONET ZYRTARE –

JUVENTUS – (4-4-2): Shezni; Kuadrado, De Ligt, Kielini, Danilo; Kulusevski, Bentakur, Rabio, Kieza; Morata, Kristiano Ronaldo. Trajner: Andrea Pirlo.

XHENOA – (3-5-2): Perin; Mazielo, Radovanoviç, Krishito; Biraski, Rovela, Badelj, Behrami, Zapakosta; Pandev, Skamaka. Trajner: Davide Balardini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat