Muslija me gol spektakolar në Gjermani 

Futboll

Muslija me gol spektakolar në Gjermani 

Nga: K.Goca Më: 11 prill 2021 Në ora: 15:16
Muslija me gol spektakolar në Gjermani 

Futbollisti nga Kosova, Florent Muslija, shënoi gol spektakolar në Gjerman. 

Megjithatë goli i tij nuk i kryen punë Hannoverit, skuadër e cila si vendas mposhtet me rezultat 3:1 nga Heidenheim në kuadër të javës së 28-të të Bundesliga II.

Muslija realizoi nga rreth 17 meta në këndin e epërm të majtë, një eurogol që rrallë shihet në stadiumet gjermane. 

Për Mysafirët shënuan Busch (43'), Leipertz (75') e Schimmer (79').

Valmir Sulejmani dhe Florent Muslija u paraqitën standardë për Hannoverin dhe u zëvendësuan në minutën e 69-të përkatësisht 78-tën. 

Heidenhem renditet në vend të pestë me 45 pikë dhe Hannover i 11-ti me 36 pas 28 jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat